Ndërron jetë nëna e Melania Trump
Ka ndërruar jetë Amalija Knavs, nëna e Melania Trump. Ajo ishte 78 vjeç.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar ish-zonja e parë e SHBA-së në Twitter.
Për vdekjen e vjehrrës, ka reaguar edhe Donald Trump.
“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se nëna ime e dashur Amalija ka ndërruar jetë. Amalija Knavs ishte një grua e fortë, gjithmonë e hijshme, e ngrohtë dhe dinjitoze. Ajo ishte plotësisht e përkushtuar ndaj burrit, vajzave, nipit dhe dhëndrit. Do të na mungojë pa masë dhe do të vazhdojmë ta respektojmë dhe duam trashëgiminë e saj”, ka shkruar Melania.
“Kjo është një natë e trishtuar për të gjithë familjen Trump! Nëna e bukur e Melania, Amalia sapo ka shkuar në një vend të bukur në parajsë. Ajo ishte një grua e mrekullueshme dhe do të na mungojë”, shkruan Donald Trump.
It is with deep sadness that I announce the passing of my beloved mother, Amalija.
Amalija Knavs was a strong woman who always carried herself with grace, warmth, and dignity. She was entirely devoted to her husband, daughters, grandson, and son-in-law. We will miss her beyond…
— MELANIA TRUMP (@MELANIATRUMP) January 10, 2024