Ndërron jetë nëna e veprimtarit Bajrush Xhemajli

23 mars 2025 | 10:39

Ka ndërruar jetë nëna e veprimtarit Bajrush Xhemajlit.

Lajmin e ka bërë me dije vet ai në rrjetin social Facebook.

Varrimi do të bëhet nesër në orë 13:00, në fshatin Komogllavë, në varrezat e reja të Mëhallës së Tafaliajve, ngjitas me fshatin Gërlicë.

“I njoftojmë të gjithë familjarët, shokët, miqtë, e dashamirët se në moshën 90 vjeçare, na la të pikëlluar përgjithmonë, nana jonë e dashur Fatimja! Nana Fatime ka jetuar një jetë të vështirë, me shumë sfida, por edhe shumë të përmbushur dhe të plotë”.

“Njoftojmë të gjithë familjarët, shokët, miqtë e dashamirët, se nesër, e hënë, më 24 mars 2025, në ora 11, bëhet mbledhje komemorative, në Teatrin “Adriana Abdullahu”, të Ferizajt, me rastin e vdekjes së nënës sonë Fatime Xhemaili, kurse varrimi bëhet në ora 13, në fshatin Komogllavë, në varrezat e reja të Mëhallës së Tafaliajve, ngjitas me fshatin Gërlicë”, ka njoftuar ai

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin aktual…