Ndërron jetë nënkryetari i AAK-së në Dragash
08 janar 2018
| 13:59
Ka ndërruar jetë nënkryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Dragash, Ymredin Krasniqi.
Lajmin për vdekjen e Krasniqit e ka konfirmuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Jam i prekur nga lajmi për vdekjen e hershme të kolegut dhe mikut tonë, Ymredin Krasniqi, nënkryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Dragash. U shpreh ngushëllime te sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve të AAK-së dhe ndaj pikëllimin me ta. Ymredinin do ta kujtojmë, përherë, si njeri të urtë dhe punëtor e aktivist të palodhshëm. Pusho i qetë miku ynë!”, ka shkuar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.