Ndërron jetë nga Covid-19 gazetari Musli Berisha

02 gusht 2020 | 12:20

Kryetari i Komunës, Agim Aliu përmes telegramit, ka ngushëlluar familjen Berisha, miqtë e të njohurit e të ndjerit me rastin e vdekjes së gazetarit e shkrimtarit, Musli Berisha.

“Me pikëllim, morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të punëtorit të Komunës, gazetarit shumëvjeçar e shkrimtarit ferizajas, Musli Berisha”.

“Sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, punonjësit të Komunës, shkrimtarit të veçantë e gazetarit shembull e të rrallë mes nesh, prindit shembullor, Musli Berisha. Zëri i tij karakteristik do të mbahet mend gjatë nga ekrani, gazetaria që zhvilloi ndër dekada gjithashtu, tavolinës së zyrës do t’i mungoj një koleg i shkëlqyeshëm e qytetar shembull. Ferizaj, gazetaria, letërsia e tij, me këtë humbje, varfërohet. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e kolegëve të të ndjerit. Dritë pastë shpirti i tij në paqen e pasosur”, mbyllet telegrami i ngushëllimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika Çeke, në orët e vona të 1 gushtit, ka…