Ndërron jetë nga Covidi polici dhe ish-ushtari i UÇK-së, Lulëzim Krasniqi
Ka ndërruar jetë nga Covidi polici Lulëzim Krasniqi nga Zhilivoda, Komuna e Vushtrrisë.
Krasniqi për disa ditë ka qenë i shtrirë në QKUK për shkak të infektimit me Covid, por nuk ia ka arritur ta mposht atë.
Lulëzim Krasniqi, në të kaluarën ka qenë edhe profesor, si dhe ka qenë i pasionuar pas poezisë dhe alpinizmit.
Atëherë kur Kosova ishte në rrezik, Lulëzim Krasniqi, i ishte bashkuar radhëve të UÇK-së, ku disa herë kishte shkuar këmbë në Shqipëri për të marrë armë.
Varrimi i Lulëzim Krasniqi-Arbanasit bëhet sot në fshatin Zhilivodë në orën 14:09.
Ky është postimi i fundit nga Klinika Infektive e Lulzim Krasniqit në rrjetin social “Facebook”:
Qe nga mbreme luften kunder COVID-19, jam duke vazhduar ne Kliniken Infektive ne Prishtinë… Pra, dita e dyte sot. Fotoja eshte bere mbreme. Kjo eshte hera e pare ne jeten time qe jam shtrire ne spital.
Dikund jam hyre ne diten e 10 me COVID. Nuk ka mjaftuar trajtimi i karakterizur me disipline te forte.
Ju kerkoj falje te gjitheve qe nuk kam patur mundesi t’iu pergjigjem telefonatave dhe sms te juaja, qe rrafsh sot e 8 dite!
Edhe tash mundesite jane te vogla t’ia u kthej pergjgijet, sepse me duhet qetesi, force e fuqi qe te fitoj kunder COVID-19!
Ju lutem, kujdesuni me dashuri per shendetin tuaj!
Ju lutem, mbani maskat, mbani distancen, mos ia zgjat doren e mos perqafoni tjetrin apo tjetren pa nevoje- nga mendjemadhesia, mbani pastertine, respekto shendetin tuaj dhe te tjetrit!
Ju lutem, mos e nençmoni COVID-19, nuk eshte loje! Eshte lufte pernjimend. Kjo vlen edhe per ata qe e kane kaluar COVID-19!
P.S.
Po me mungoni te gjithe!
Po me mungojne bjeshket perrallore te shqiptarise tone te dsshur!
Me respekt,
Arbanasi