Ndërron jetë nga kanceri aktorja e famshme e “Beverly Hills”
Shannen Doherty, e njohur për rolet e saj në serialin jashtëzakonisht popullor “Beverly Hills, 90210” dhe “Charmed”, ka humbur jetë në moshën 53 vjeçare.
“Të hidhëruar konfirmoj ndarjen nga jeta të aktores Shannen Doherty. Të shtunën, më 13 korrik, ajo humbi betejën e saj me kancerin pas shumë vitesh duke luftuar,” tha publicistja e Doherty, Leslie Sloane në një deklaratë për People.
Ylli i Beverly Hills 90210 u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në vitin 2015. Në vitin 2017, Doherty zbuloi se kanceri ishte rikthyer sërish.
Edhe pse aktorja tha se ishte e vetëdijshme për diagnozën e saj, ajo e mbajti të fshehtë nga kasti pas vdekjes së papritur të aktorit të saj Luke Perry në mars 2019 në moshën 52-vjeçare.
Në nëntor 2023, Doherty zbuloi se kanceri ishte në fazën 4 dhe ishte përhapur në kocka.
“Unë nuk dua të vdes,” tha ajo për People në atë kohë.
Një muaj më vonë, Doherty zbuloi se mësoi se ish-bashkëshorti i saj, Kurt Iswarienko, e kishte tradhtuar për dy vjet, vetëm disa orë para se t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr një tumor në tru, të cilin ajo e quajti Bob.