Ndërron jetë nipi i Ramush Haradinajt

10 shtator 2023 | 14:11

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vdekur nipi i tij, Mustafë Ahmetxhekaj.

Haradinaj ka bërë me diuje se Ahmetxhekaj është përballur me një sëmundje të rëndë.

Duke i shprehur ngushëllime familjes Ahmetxhekaj, Haradinaj, ka thënë se është i pikëlluar për vdekjen e nipit të tij.

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nipit tim, Mustafës, i cili kishte kohë që ballafaqohej me një sëmundje të rëndë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se në Bruksel…