Ndërron jetë një 33-vjeçar nga Rahoveci, i infektuar me Covid
21 gusht 2020
| 16:55
Sot rreth orës 14:30 ka ndërruar jetë një 33 vjeçar nga fshati Xërxë i Rahovecit i cili ka qenë i infektuar me Covid-19.
Lajmin për “klankosova.tv” e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka shtuar se katër anëtarë të tjerë të së njëjtës familje janë të prekur me koronavirus.
“Personi në fjalë ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:30 dhe ka qenë i infektuar me Covid-19”.
“Sipas informacionit zyrtar që e kemi nga IKShPK, ai ka qenë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Në fakt ky ka pasur probleme me mushkëri”.
“Si familje janë 4-5 vetë të infektuar me Covid-19 dhe janë në gjendje të vështirë financiare. Ne ju kemi qëndruar dhe po iu qëndrojmë bukur afër pothuajse çdo ditë”, ka thënë Latifi.