Ndërron jetë një 53-vjeçar i prekur me Covid-19

23 prill 2020 | 14:14

Klinika Infektive ka njoftuar se sot në orët e pasdites në mjekimin intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet K. Q. , 53-vjeçar nga komuna e Prizrenit.

“Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe në përkujdesje intensive”.

“Tek i sëmuri, gjate ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes”, ka njoftuar Klinika Infektive.

Kjo është vdekja e 14-të nga Covid-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 41 raste të reja…