Ndërron jetë një aktivist i AAK-së
26 nëntor 2020
| 11:26
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka njoftuar për vdekjen e aktivistit të kësaj partie në, Besim Selmanaj.
Lekaj ka thënë se Selmanaj është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare dhe ishte njëri ndër aktivistët më të devotshëm të partisë së tij.
“Dje mora lajmin e pikëlluar, që në moshën 47-vjeçare vdiq Besim Jahë Selmanaj, një nga aktivistët më të devotshëm të AAK-së në Gjakovë. Besimi dha kontribut të madh për Hasin, Lipovecin dhe gjithë Gjakovën gjatë periudhës (2009-2013) kur ai ishte kryetar i nëndegës së AAK-së në Lipovec. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Selmanaj dhe Berisha. Lavdi!”, ka Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.