Ndërron jetë një banore e Gjilanit që ishte shëruar nga Covid-19
12 maj 2020
| 14:39
Ka ndërruar jetë një banore e Lladovës së Gjilanit e cila javë më parë ishte infektuar me koronavirus, por që më pas kishte rezultuar e shëruar plotësisht.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke thënë se vdekja e saj nuk ka ardhur si pasojë e Covid-19.
“Fatkeqësisht një banore e Lladovës ka ndërruar jetë, por nuk është pasojë e Covid-19. Është trajtuar me Covid-19, por pasi është shëruar për shkaqe tjera sekondare ka ndërruar jetë”, ka thënë Haziri.
Më tutje, Haziri ka ngushëlluar familjen e të ndjerës, duke shtuar se lufta për ta mposhtur koronavirusin ka dalë e suksesshme, por për probleme tjera shëndetësore ka ndërruar jetë.