
Ndërron jetë një grua në një ordinancë private në Viti, policia nis hetimet
10 dhjetor 2023
| 09:02
Është gjetur pa shenja jete një grua dje në një ordinancë private në Viti.
Viktima është dërguar në Emergjencë, e aty mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.
Bëhet me dije se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është cilësuar ‘hetim i vdekjes’.