Ndërron jetë një i burgosur

12 shkurt 2022 | 10:16

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë me dije se sot rreth orës ‪07:30 në Klinikën Infektive të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri A.S, i lindur më 1975.

“Në pranim është konstatuar se vuan nga sëmundje e rëndë dhe e pakthyeshme e mëlçisë, me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë. Tërë kohën është mbajtur në Stacionarin e Burgut dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e së fundmi edhe në Kliniken Infektive ku edhe ka ndërruar jetë”.

“Si rast i rëndë shëndetësor, ka qenë i vaksinuar me dy doza të Vaksinës anti Covid-19.

Për këtë rast është bërë edhe kërkesa për pezullim të dënimit dhe ka qene ne procedure! A.S po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe ishte i dënuar për veprën penale, vjedhje e rëndë. Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
62 aksidente trafiku janë raportuar gjatë së premtes në Kosovë,…