Ndërron jetë një i paraburgosur
17 maj 2019
| 13:42
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se sot rreth orës 12:05 ka ndërruar jetë i paraburgosuri ( M. L 1955) në Klinikën Infektive në SHSKUK.
“I paraburgosuri nga data 31.12.2018 ishte i hospitalizuar në Kliniken Infektive të SHSKUK-së dhe po vuante nga një sëmundje e rëndë. I njëjti akuzohej për veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, është thënë në njoftimin e ShKK-së.
/Epoka e re/