Ndërron jetë një i paraburgosur në Klinikën e Neurologjisë
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka bërë me dije se të martën në Kliniken e Neurologjisë në QKUK, rreth orës 13 : 54 minuta ka ndërruar jetë ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet R. B , i lindur më 1937.
R. B me rekomandim të mjekut të burgut të Dubravës, më 30 qershor rreth orës 23:00 është udhëzuar të dërgohet në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe nga aty për shkak të gjendje jo të mirë shëndetësore është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në QKUK, ku si pasojë e komplikimeve shëndetësore ka ndërruar jetë.
I njëjti vuante nga Hypotensio Arteriales, Diabet Mellitus tip 2 dhe Bronchitis. R. B, akuzohej për veprën penale “keqpërdorime seksual”.
R.B ishte në masën e paraburgimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.