Ndërron jetë një person i prekur nga koronavirusi në veri të Kosovës
21 maj 2020
| 13:28
Ka ndërruar jetë një person i prekur me Covid-19 në veri të Kosovës.
Është bërë me dije se i ndjeri është nga komuna e Zubin Potokut dhe ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike të Kragujevcit në Serbi.
Sipas të dhënave të Shtabit të Emergjencave në veri të Mitrovicës në 24 orët e fundit atje një person është shëruar dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.
Deri më tani, gjithsej 116 njerëz janë infektuar me Covid-19 në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, 104 njerëz janë shëruar dhe dhjetë kanë vdekur, raporton “Radio Kontakt Plus”.