
Ndërron jetë një person nga Deçani
09 dhjetor 2018
| 15:32
Të shtunën në mesditë një person nga Deçani, duke punuar ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në rrugë.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se i njëjti nuk ka shenja jete.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.