Ndërron jetë një punëtor i ndërtimtarisë te “Albi Mall”, dyshohet se ra nga skelet

28 mars 2025 | 13:15

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në qendrën tregtare në Prishtinë “Albi Mall”.
Një person, i cili dyshohet të ketë qenë duke punuar në ndërtimtari në njërën pjesë të objektit në Albi Mall ka humbur jetë.
Ngjarje dyshohet të ketë ndodhur pasi i njëjti ka rënë nga skelet.

Siç merret vesh nga burimet në vendgjarje, viktima ishte kontraktuar nga brendi “Zara”, pasi qendra tragtare “Albi Mall” disa punë ia jep “Zarës”, e që më pas e njëjta kontrakton punëtorë.

Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se punëtori është rumun, rreth të 50-ave. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i njëjti derisa ishte duke punuar, ra nga lartësia.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik . Si pasojë  e lëndimeve,  personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë.   Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Ahmeti për Demos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra haitianë janë mbledhur në zona të ndryshme të kryeqytetit…