Ndërron jetë një tifozë i Liverpoolit
Një tifoz nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka humbur jetën pasi u sëmur teksa ishte në stadiumin “Anfield” për të ndjekur ndeshjen mes Liverpoolit dhe Benficës.
20-minuta para fillimit të ndeshjes, tifozi i të kuqve, nuk u ndje mirë dhe mori menjëherë ndihmën e mjekëve të cilët e transportuan me urgjencë drejt spitalit.
Edhe pas gjithë ndërhyrjeve të nevojshme për fat të keq 60-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte. Sakaq, zëdhënësi i klubit të Liverpoolit ishte personi që konfirmoi edhe lajmin e trishtë nga “Anfield”.
“Ngushëllime për të gjithë tifozerinë e Liverpoolit, mendimet tona janë për familjen dhe miqtë e mbështetësit tonë. Falënderojmë edhe personat e parë që ndërhynë dhe shërbimin e emergjencës për disponilitetin”, ka thënë zëdhënësi i Liverpoolit.