Ndërron jetë një zyrtar i LDK-së

05 prill 2020 | 14:48

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot është ndarë nga jeta, kryetari shumëvjeçar i nëndegës së LDK-së në Ratkoc e anëtari i Kryesisë së Degës në Rahovec, Ibrahim Hoti.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Hoti ka thënë se ai ka qenë aktivist i jashtëzakonshëm në kohërat më të vështira për popullin e Kosovës.

“Shumë nga ne i jemi borxhli atij për përkrahjen dhe inkurajimin e dhënë, e për mbështetjen financiare përmes sistemit të bursave për studentë gjatë viteve të 90-ta, kur institucionet e shtetit të Kosovës nën okupimin serb, të udhëhequra nga LDK-ja, organizuan arsimin shqip me të gjitha elementet e nevojshme”, ka shkruar Hoti.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3174257079302291

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit u ka bërë thirrje medieve të mos…