Ndërron jetë një zyrtarë i LDK-së

21 prill 2020 | 14:28

Kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec, ka bërë me dije se ka ndërruar jetë Samedin Dula, zyrtarë i degës së kësaj partie në këtë komunë.

Me këtë rast, Hoti ka ngushëlluar familjen Dula, bashkëpunëtorët dhe miqtë e Samedinit.

“Sot u nda nga jeta z. Samedin Dula, një mik e bashkëpunëtor, njeri i urtë e i respektuar, anëtar i Kryesisë të Nëndegës së LDK-së ‘Sheshi i Republikës’ në qytetin e Rahovecit. Në emrin tim dhe të të gjitha strukturave të LDK-së në Rahovec, i shpreh ngushëllime familjes se Samedinit dhe gjithë miqve të tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/photos/a.618414521553239/3214054625322536/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi Botëror i Ushqimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara…