Ndërron jetë njeriu më i vjetër në botë, ishte 138 vjeç
20 nëntor 2020
| 08:27
Ndërroi jetë në Iran burri më i vjetër në vend dhe mund të konsiderohet edhe në botë, i cili, sipas dokumentave zyrtare, ishte 138 vjeç.
Ahmad Soufi, anëtar i minorancës kurde, u shua në Saqqez, në provincën lindore të Kurdistanit, pranë kufirit me Irakun.
Sipas kartës së tij të identitetit, ai kishte lindur më 28 shkurt 1882, disa vite përpara personit që njihet si zyrtarisht më i vjetri në botë, japonezes Kane Tanaka, e cila është 117 vjeç.
Për të krijuar besueshmëri, agjencia e lajmeve Irna ka publikuar një kopje të “chenasnameh”, i ngjashëm me regjistrin familjar dhe një kopje të kartës së identitetit me të njëjtën datë lindje që vjen nga 1882, që e bëjnë Ahmad Soufi bashkëkohës me presidentin e ShBA-së, Franklin D. Roosevelt./A2CNN