
Ndërron jetë Pajazit Aliu, ish-i dënuari në procesin e Paraçinit dhe ish ushtari i UÇK-së i ZOLL-it
20 prill 2025
| 20:36
Ka ndërruar jetë Pajazit Aliu, i cili ishte dënuar padrejtësisht në të ashtuquajturin proces të montuar të Paraçinit ne Serbi. Ai kaloi mbi një dekadë në burg, duke vuajtur dënimin për akuza të fabrikuara e të motivuara politikisht
Aliu vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila rëndoi edhe më shumë mbi jetën e tij pas lirimit nga burgu. Vdekja e tij shënon një tjetër faqe të dhimbshme në historinë e atyre që u përballën me represionin dhe padrejtësinë.
Varrimi i të ndjerit bëhet të hënen më 21.04.2025 ora 14.00, në fshatin Pakashticë e Epërme në Podujevë.