Ndërron jetë parashutisti Artan Venhari
07 shtator 2019
| 17:48
Një person sot ka vdekur pas një incidenti që ndodhi gjatë fluturimit me paragllajd në Prizren.
Bëhet fjalë për parashutistin Artan Venhari, 45 -vjeçar.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00 në zonën ku bëhen këto fluturime, ndërsa një pperson tjetër është lënduar.
“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me paragllajd. Nga informatat e para, një 45-vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka deklaruar togeri i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Artan Venhari në të kaluarën ka qenë zëvendësauditori i përgjithshëm, ushtrues i detyrës së auditorit të përgjithshëm dhe profesor në AUK.