Ndërron jetë pas aksidentit skiatorja 19-vjeçare Matilde Lorenci

29 tetor 2024 | 13:15

Njëra prej skiatoreve më premtuese italiane ka ndërruar jetë në spitalin e Bolcanos, “San Maurizio”. Dëmtimet e pësuara në aksidentin që pësoi gjatë stërvitjes në luginën Val Senales kanë qenë fatale për 19-vjeçaren.

Lajmin e hidhur e dha ministri i Mbrojtjes, Guido Kroseto, i cili në platfromën “X” shkroi: “Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të Matilde Lorenci, sportiste ushtarake dhe skiatore premtuese italiane, e cila u nda nga jeta tragjikisht”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka njoftuar për ngritjen e pagave për…