Ndërron jetë polici Bekim Grajçevci
19 gusht 2024
| 09:33
Sindikata e Policisë ka njoftuar për vdekjen e zyrtarit policor Bekim Grajçevci.
Sindikata i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe pjesëtarëve të policisë.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Bekim Grajçevci, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.”
Sindikata ka publikuar edhe fotografinë e tij.