Ndërron jetë polici Samed Rexhepi

03 shkurt 2025 | 13:10

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur zyrtari policor, Samed Rexhepi.

Në njoftimin e kësaj sindikate është thënë se humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.

“Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Samet Rexhepi do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e tij në shërbim të sigurisë”, ka njoftuar Sindikata e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, së bashku me Endrit…