Ndërron jetë profesor Binak Gërguri

19 prill 2024 | 16:19

Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagogjik të Kosovës.

Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Gërguri dhe miqve të të ndjerit.

Nagavci ka thënë se “kolegu Binak Gërguri dha një kontribut të shquar përmes angazhimit të tij në procesin e hartimit të kurrikulave, si një nga proceset kyçe të ngritjes së cilësisë në arsim”.

“Z.Gërguri do të mbahet mend për profesionalizmin, bujarinë dhe urtësinë e tij, të cilat do të bëhen frymëzim për kolegët dhe bashkëpunëtorët. Jeta dhe veprimtaria e tij ishin të lidhura me arsimin, andaj do ta kujtojmë gjithmonë përmes punës të cilën e ka lënë pas, si një njeri i proceseve të rëndësishme të kësaj fushe”.

“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Gërguri, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën! Pushoftë në paqe shpirti i tij”,  është thënë në telegramin ngushëllues të ministres Nagavci.

Për vdekjen e profesorit Gërguri ka reaguar edhe Shoqata Sindikale e Shërbimit Civil të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SMAShT).

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festuan gjatë për titullin e parë historik, por dushi me…