Ndërron jetë profesoresha Sazana Çapriqi, PEN Qendra e Kosovës ngushëllon familjen e saj

19 mars 2021 | 15:39

Pas një sëmundjeje të rëndë, të premten ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, profesoresha Sazana Çapriqi.

Profesoresha universitare, studiuesja dhe përkthyesja pasionante nga gjuha angleze në shqipe dhe anasjelltas, ishte anëtare e PEN Qendrës së Kosovës dhe aktviste e këtij asociacioni që nga themelimi i tij.

Me këtë rast PEN Qendra e Kosovës ka ngushëlluar familjen Çapriqi.

“Vdekja e saj bëhet edhe më rëndë, sidomos për fëmijët e saj, por edhe për kolegët, pasi që e ndjera e përjetoi shumë rëndë vdekjen e bashkëshortit të vet tri vjet më parë, Basri Çapriqi, ish- kryetar i PEN Qendrës”, është thënë në telegramin e ngushëllimit për vdekjen e Suzana Çapriqit.

Sazana Çapriqi ishte kryetare e Komitetit të Grave Shkrimtare të PEN Qendrës së Kosovës.

Telegram ngushëllimi i plotë PEN Qendrës së Kosovës:

Sot, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 58-vjeçare, vdiq Sazan Çapriqi.

Profesoresha universitare, studiuesja dhe përkthyesja pasionante nga gjuha angleze në shqipe dhe anasjelltas, ishte anëtare e PEN Qendrës së Kosovës dhe aktiviste e këtij asociacioni që nga themelimi i tij.

Vdekja e saj bëhet edhe më rëndë, sidomos për fëmijët e saj, por edhe për kolegët, pasi që e ndjera e përjetoi shumë rëndë vdekjen e bashkëshortit të vet tri vjet më parë, Basri Çapriqi, ish- kryetar i PEN Qendrës.

PEN Qendra e Kosovës me këtë rast ngushëllon familje Çapriqi dhe merr pjesë në pikëlliminin e saj. Sazana Çapriqi ishte kryetare e Komitetit të Grave Shkrimtare të PEN Qendrës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësambasadori britanik në Kosovë, Jacob Webber, ka kritikuar partitë politike…