Ndërron jetë punëtorja e Mensës së Studentëve

01 shtator 2021 | 13:57

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë ka vdekur punëtorja e Mensës së Studentëve, Kimete Zejnullahu.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, kjo qendër u  ka shprehur ngushëllime  familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj.

“Ju njoftojmë se sot pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar  jetë Kimete (Rama) Zejnullahu. Kimetja ka  punuar në mensën e studentëve. Do e kujtojmë si një punëtore shembullore me virtyte të larta njerëzore. Në emër të Qendrës së  Studentëve i shprehim ngushëllime   të sinqerta Familjes Rama – Zejnullahu, miqve dhe bashkpunëtorëve të saj”,  është thënë në në njoftim.

Varrimi do të bëhet sot në orën 15;00, në varrezat e fshatit Lladoc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adri Nurellari i Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar mbi…