Ndërron jetë Ragip Kastrati, zyrtar i Komunës së Malishevës
10 gusht 2021
| 17:32
Të martën në moshën 62-vjeçare, ka ndërruar jetë zyrtari në Komunën e Malishevës, Ragip Kastrati nga fshati Turjakë.
Ragip Kastrati ka qenë i angazhuar për shumë vite në shërbimin e ofiqarisë në Komunën e Malishevës.
Telegram ngushëllimi familjes Kastrati, i ka dërguar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të qeverisë komunale, si dhe drejtoresha e Drejtorisë së Administratës, Besartë Kryeziu-Ramaj, ku edhe ka punuar i ndjeri.
“Lajmi për vdekjen e hershme, na ka tronditur të gjithëve. Baci Ragip, ka qenë punëtor i zellshëm dhe i respektuar nga gjithë. Familjes Kastrati i shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, është thënë mes tjerash në telegram ngushëllimin.