Ndërron jetë rapsodi Berat Fazlija, veprimtari Sali Bislimi thotë se ishte ikonë e këngës patriotike
20 tetor 2024
| 16:23
Ka ndërruar jetë rapsodi Berat Fazlija nga Topilla e Shtimes.
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se rapsodi
Berat Fazlija ishte ikonë e këngës patriotike.
“Baci Berat, kusha JEM. Na ike shpejt. Të kishim ikonë të këngës patriotike, ikonë të humorit dhe shumë net qëndrove pa gjumë duke i kënduar Kosovë. Me shpirtin tënd të kristaltë të një artisti t vërtetë na ke çu zemrat peshë deri në orët e hershme të mëngjesit. Ishe unik, ishe Kastrioti në kohërat tona. Do të jetosh gjithmonë në zemrat tona! Shpirti yt i mirë pushoftë në paqe afër zotit”, ka shkruar veprimtari Bislimi.