Ndërron jetë regjisorja Burbuqe Berisha
27 tetor 2021
| 13:32
Regjisorja e njohur shqiptare, Burbuqe Berisha, ka ndërruar jetë të mërkurën në Prishtinë.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Bëhet me dije se Berisha ka qenë në vendin e saj të punës në objektin e MKRS-së kur ka ndodhur ngjarja.
Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore si dhe shfaqjeve teatrale.
Ajo njashtu ka shërbyer edhe si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Krahas një karriere të suksesshme në regji dhe film, Burbuqe Berisha ka ushtruar edhe profesionin e ligjërueses në Kolegjin AAB.