Ndërron jetë shkrimtari dhe humoristi Ali Mehmetaj
Pas një sëmundjeje të rëndë, ka vdekur Ali Mehmetaj, shkrimtar, gazetar dhe humorist i njohur.
Ai ka qenë autor i dhjetëra veprave letrare dhe humoristike.
Ali Mehmetaj lindi në katundin Dubovë të Pejës në vitin 1950. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu Pejë. Studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar gazetar, redaktor, kryeredaktor dhe botues i disa revistave, si: “Horri”, “Morri”, “Anza”, “Dardania”, “Titanik”, “Vizatori” dhe “Verbi”.
Ali Memetaj ka punuar dhjetë vjet në Televizionin e Prishtinës.
Është autor i veprave: “Fytas”, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1988; “Gungaçi dhe Djali”, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1996; “Kësula Magjike”, përralla për fëmijë, Rilindja, Prishtinë, 1996; “Pse shqiptarët nuk kanë mend”, tregime humoristike, Titanik, Prishtinë, 2008; “Një përmendore për gomarin”, komedi, Titanik, e cila është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar; “Njeriu misterioz”, komedi, Titanik, Prishtinë, 2008; “Njeriu me sidë”, roman humoristik, Titanik, Prishtinë, 2023; “Jeta pas vdekjes”, roman humoristik, Titanik, Prishtinë, 2023; “I kthyeri nga ISISI”, dramë, Titanik, Prishtinë, 2023; “I kthyeri nga parajsa”, komedi, Titanik, Prishtinë, 2023.

Është botues i romaneve të letërsisë botërore, i librave psikologjikë dhe të biznesit. Ka rishkruar dhe adaptuar romanet: “E fshehta e vulës së blertë” të Hana Ozhogovska, “Robinson Kruzo” të Daniel Defos dhe “20 000 milja nën det” të Zhyln Vernit etj.
I ndjeri jetonte dhe vepronte në Prishtinë.