Ndërron jetë specialisti i ortopedisë, Afrim Gucati
14 prill 2023
| 12:39
Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë me dije se ka vdekur specialisti i ortopedisë, Afrim Gucati.
Me këtë rast, Oda e Mjekëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime miqve dhe familjarëve të Gucatit.
“Ndahet nga jeta dr. Afrim Gucati, specialist i ortopedisë. Dr. Afrim Gucati përfundoi studimet në degën e mjekësisë së përgjithshme, në fakultetin e mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Specializimin për ortopedi e përfundoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Ortopedisë”.
“Dr.Gucati u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëmin e Ortopedisë në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij”, ka njoftuar Oda e Mjekëve të Kosovës.