Ndërron jetë ushtari rezervë i FSK-së, Mehaj ngushëllon familjen e tij

23 gusht 2022 | 12:43

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e Bledar Bujupit, ushtar i rezervë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai ka thënë se humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionet.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin që Bledar Bujupi, ushtar i rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërruar jetë. Në këto çaste të dhimbjes, ju shprehim ngushëllime familjes Bujupi dhe të gjithë të afërmeve të të ndjerit. Humbjet e tilla janë të rënda për familjen, shoqërinë dhe institucionet tonë, këto momente mund t’i përballojmë vetëm duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Blendi Haxhikadrija së bashku me stafin e tij kanë…