Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
06 tetor 2024
| 01:55
Të shtunën ka vdekur Azem Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit te Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit.
Lajmin e vdekjes së tij, e bënë të ditur familjarët e tij. I ndjeri varroset nesër në varrezat e fshatit Negroc.
Ndërkaq nuk dihet nëse pjesëmarrës në varrimin e të vëllait do të jetë Jakup Krasniqi, ndaj të cilit po vazhdon procesi gjyqësor në Hagë.
Njoftimi i plotë i familjarve:
Të nderuar familjarë, miq e dashamirë,
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, babai (Azem Januz Krasniqi).
Varrimi bëhet nesër më 06.10.2024, në ora 17:00, në varrezat e lagjës “Llokme” në Negroc.