Ndërron jetë veprimtari i LDK-së

14 qershor 2020 | 13:43

Ka ndërruar jetë Shukri Abdullahu, veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila përmes një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e mikut dhe veprimtarit të LDK-së, raporton “Epoka e re”.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të mikut tonë, veprimtarit shumëvjeçar, Shukri Abdullahun. Shukriu ishte aktivist i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i angazhuar në organizimin e jetës paralele institucionale në vitet ’90, si dhe në organizimin e mbrojtjes së fshatrave të vijës kufitare me Serbinë, gjatë atyre viteve. Aktivitetin politik Shukriu e vazhdoi edhe pas migrimit në Gjermani.Pas përfundimit të luftës, Shukriu dha kontribut të çmuar në organizimin e jetës institucionale dhe u dallua si humanist në gjithë veprimtarinë e tij. Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e dashur e të urtë, ndërsa Prizreni njërin ndër aktivistët e saj më të vyer. Kujtimi për të do të jetë i përhershëm”, ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.224957487666523/1708358575993066/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi është kritikuar ndër vite në lidhje me mungesën në…