Ndërron jetë veprimtari Isak Guta

16 gusht 2023 | 15:44

Është ndarë nga jeta shkrimtari, autori i veprave të shumta monografike, veprimtarit kombëtar, Isak Guta.

Familjen Guta e ka ngushëlluar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka theksuar se vepra e kontributi i Isak Gutës do të mbeten të pashlyeshme në kujtesën e mbarë shoqërisë.

Me këtë rast, përmes telegramit, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Guta, miqve e të njohurve të të ndjerit.

“Me pikëllim, mora lajmin se u nda nga jeta, bashkëqytetari ynë, autori i veprave të shumta monografike, që patëm rastin ta mbështesim, veprimtari kombëtar, veprimtari kulturor në vend dhe mërgim, Isak Guta. Vepra e kontributi i tij do të mbeten të pashlyeshme në kujtesën e mbarë shoqërisë. Ngushëllime të sinqerta familjes Guta, miqve e të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!” thuhet në telegramin ngushëllues kryetari Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë vjet më parë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e…