Ndërron jetë veprimtari Smajl Murati (Smajl Murat Smajlaj-Uça)

07 mars 2023 | 13:29

Më 5 mars, në moshën 83-vjeçare ka ndërruar jetë veprimtari Smajl Murati (Smajl Murat Smajlaj-Uça).

Lamtumira e fundit, veprimtarit Murati do t’i jepet sot në varrezat e Skarbekut në Belgjikë.

Familja Murati, dhe vet i nderi Smajl Murati kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm për çështjen e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

I biri, Vedati ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Familjarët kanë njoftuar se e pamja do të mbahet në xhaminë e Besimit (Rue des Alies 56, 1030 Schaerbeek) më 11 dhe 12 mars nga ora 9:00 deri në orën 16:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë vazhdon të jetë ende i pranishëm Covid-19. Si…