Ndërron jetë veterani i arsimit dhe veterani i UÇK-së, Gani Qela
02 prill 2021
| 14:27
Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare veterani i arsimit dhe veterani i UÇK-së, Gani Qela.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (3 prill) në orën 14:00 në varrezat e fshatit Leçinë, komuna e Skenderajt.
Gani Qela ishte një kontribuues i madh si në arsim ashtu edhe në çlirimin e vendit, si dhe njeri i sakrificës e sinonim i njeriut intelektual, të matur e të urtë.