Ndërron jetë veterani i UÇK-së

17 qershor 2022 | 12:41

Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ish-ushtari i UÇK-së, Shaban Ibishi.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët për “Jepi zë”, duke thënë se Shabani ka ndërruar jetë në gjumë rreth orës 5:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i ish-ushtarit të UÇK-së do të bëhet sot në kohën e Ikindisë në varrezat e Shipolit.

Kujtojmë që Shabani ishte edhe minator i ndërmarrjes “Trepça”.

Për vdekjen e Ibishit ka shkruar edhe Dega e OVLUÇK-së në Mitrovicë. Sipas saj, Ibishi ishte që nga fillimi deri në fund të luftës ushtar në brigadën 141 “Mehë Uka”.

Njoftimi i plotë:

Sot ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Shaban Ibishi.

I ndjeri ishte ushtarë i UÇK-së, në brigadën 141 “Mehë Uka”, qysh prej fillimit të luftës deri në përfundim.

Ne jemi shumë falënderuese, mirënjohës për kontributin, sakrificën e dhënë gjatë kohës kur ishte më se e nevojshme.

Varrimi bëhet sot në varrezat e të merituarve në Shipol të Mitrovicës me ceremoni ushtarake të FSK- së ora 16:40.

Ngushëllime familjes e bashkëluftëtarëve të UÇK-së.

Kryetari i OVL UÇK-së

Dega  në Mitrovicë

Rafet Ibishi

May be an image of 1 person, standing and body of water

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmat që duam, sado ikonë që të jenë, kanë edhe…