Ndërron jetë veterani i UÇK-së Halil Canolli
21 tetor 2019
| 09:27
“Kosova humbi sot një nga figurat e çmuara të historisë së re, veteranin e UÇK-së Halil Canollin, babain e dëshmorit të kombit, heroin Basri Canolli – Shpendi”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryeministri në largim Ramush Haradinaj.
“Baca Halil dhe familja e tij dhanë shumë për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në memorien tonë, Halili dhe çlirimtarët, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet. Ngushëllime familjes dhe miqve. Pusho i qetë Halil Canolli”, ka shkruar Haradinaj.