Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Islam Hajredini

01 dhjetor 2024 | 15:12

Dega e OVLUÇK-së në Gjilan ka njoftuar se ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Islam Hajredini.

Varrimi i veteranit të OVLUÇK-së do të bëhet më 2 dhjetor në fshatin Uglar komuna e Gjilanit, në orën 12:00, nën përcjelljen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Të nderuar veteranë të UÇK-së .Ju njoftojmë se me datë 30.11.2024 është ndarë nga jeta luftëtari i lirisë, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Islam Hajredini nga fshati Uglar komuna e Gjilanit. Islam Hajredini ishte njëri ndër luftëtarët më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fjalë pak e punë shumë. Bashkëpunues dhe besnik me shokë, i pranishëm në evinemente të ndryshme dhe me humorin e tij gjallëronte shoqërinë. Ai la pas vetes një familje të shëndosh dhe shumë kujtime e vepra të mira. Varrimi i veteranit të OVL UÇK-së, Islam Hajredini bëhet me datë 02.12.2024, në fshatin Uglar komuna e Gjilanit në ora 12:00, nën përcjelljen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Prania juaj nderon jetën dhe veprën e luftëtarit të lirisë”, ka njoftuar OVLUÇK, dega në Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si Prishtina ashtu edhe Malisheva i kanë fituar pikët e…