Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Milaim Berisha

08 maj 2022 | 13:28

Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Milaim Berisha.

Lajmin e kanë bërë me dije familjarë të tij.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se Berisha ka vdekur pas një sëmundje të gjatë.

“Me pikëllim të thellë, të dashur familjar e miq, ju njoftojmë që sot pas një sëmundje të gjatë u nda nga jeta luftëtari i lirisë, gjyshi ,vëllai, babai ynë, Milaim Sahit Berisha”, ka njoftuar Artan Berisha.

Milaim Berisha është vëllai i ish-deputetes së PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Sala Berisha-Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të Papa Françeskut, kryetari i Komunitetit Mysliman të…