Ndërron jetë veterani i UÇK-së nga Skenderaj, Adem Buliqi

11 janar 2022 | 11:57

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së dhe TMK-së, Adem Buliqi nga Qubreli i Skenderajt.

Lajmin e ka bërë me dije ish-komandanti i Zonës Operative të UÇK-së, Sami Lushtaku, i cili ka ngushëlluar familjen Buliqi.

“I dhembshëm lajmi për vdekjen e bashkëluftëtarit nga Çubreli i Skenderajt, Adem Buliqi. Ademi ishte veteran i UÇK-së dhe TMK-së. Ishte shumë i dashur, i vendosur në parime e mikpritës i madh. Ngushëllimet më të thella familjes Buliqi, miqve e dashamirëve. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ushtria e…