
Ndërron jetë veterani i UÇK-së nga Dubrava e Suharekës, Refki Gashi
30 qershor 2018
| 23:08
Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Refki Gashi nga fshati Dubravë i Komunës së Suharekës.
Gashi ka qenë i shtrirë në spital për dyzet e dy ditë me radhë, derisa sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë.
Ju kujtojmë se Refki Gashi ishte vëllau i dëshmorit të luftës së UÇK-së, Haxhi Gashi.
Varrimi i veteranit të ndjerë do të bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Dubravë