Ndërron jetë Zejnie Bislimi-Luzha, bashkëshortja e veprimtarit Kadri Luzha
Pas një sëmundje të rëndë në Gjermani, ka ndërruar jetë Zejnie Bislimi-Luzha, bashkëshortja e veprimtarit të çështjes kombëtare, ish të burgosurit politik në vitet e ’81-ta, Kadri Luzha.
Zejnie Bislimi Luzha, ka lindur në Vërban të Vitisë.
Për dhjetë vjet, ka punuar si mësuese në lëndën e fizikës dhe matematikës, në Sadovinë të Vitisë.
Dy dekadat e fundit, bashkë me bashkëshortin, atdhetarin Kadri Luzha, dhe tre fëmijët e tyre, kanë jetuar në Gjermani.
NJOFTIM MORTOR
Pas një sëmundje të rëndë, në Gjermani, u nda nga jeta ZEJNIE BISLIMI LUZHA, bashkëshortja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, ish – i burgosur politik në vitet ‘81, Kadri Luzha.
Zejnie Bislimi Luzha, ka lindur në Vërban të Vitisë. Për dhjetë vjet, ka punuar si mësuese në lëndën e fizikës dhe matematikës, në Sadovinë të Vitisë. Dy dekadat e fundit, bashkë me bashkëshortin, atdhetarin Kadri Luzha, dhe tre fëmijët e tyre, kanë jetuar në Gjermani. I pa harruar qoftë kujtimi i saj!
Familja