Ndërron jetë zëvendëskomandanti i policisë në Malishevë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë. Istref Bytyqi, zëvendëskomandant i stacionit policor në Malishevë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur papritmas, pasi Bytyqi me gradë toger deri atë ditë gëzonte shëndet të plotë, por gjatë vikendit atij i ishte keqësuar gjendja shëndetësore.
I ndjeri, sipas familjarëve, kishte shtrëngime në gjoks të cilat ishin edhe fatele për të.
As përpjekja maksimale e mjekëve nuk kishte pasur efekt pasi sulmi në zemër e kishte goditur shumë Bytyqin.
Vdekja e tij në moshën 48-vjeçare ka prekur të gjithë ata që e njohën Bytyqin, i cili gëzonte respekt të madh tek familjarët, miqtë e kolegët.
Numër i madh i njerëzve kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të numrit dy në policinë e Malishevës.
Mes dhimbjes dhe lotëve dhe nderime ushtarake Bytyqi është varrosur në vendlindjen e tij, në Terpezë të Malishevës.
I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten, dy djemtë dhe një vajzë. /Magazina.al/