Ndërron jetë zjarrëfiksi në Klinë, Elezaj: Sefedini gjithmonë ishte në shërbim të qytetarëve
Zyrtari i Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë, Sefedin Osmanaj ka ndërruar jetë në krye të detyrës.
Pas vdekjes së Osmanajt ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Kinës, Zenun Elezaj, i cili ka punuar më përkushtim të madh duke i shërbyer qytetarëve e vendit.
“Sefadini ka punuar zjarrfikës për një kohë të gjatë, duke u shërbyer qytetarëve me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë etike dhe profesionale”, ka shkruar Elezaj.
Postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj:
Me pikëllim të madh kemi marrë lajmin për vdekjen e zyrtarit të Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë, Sefadin Osmanaj, i cili ka ndërruar jetë sot gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sefadini ka punuar zjarrfikës për një kohë të gjatë, duke u shërbyer qytetarëve me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë etike dhe profesionale.
Në emrin tim dhe të komunës së Klinës u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Osmanaj, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Sefadini.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!